Copyright Studio Teuta

Studio Teuta është licencuar si kompani e shërbimeve të internetit nga dhoma e tregëtisë në Holandë, prej datës 05.05.05. Të drejtat e kompanisë mbrohen me ligj. Të gjitha elementet e shfaqura në këtë sajt janë pronë e kompanisë studio Teuta, e kompanisë e cila ka leje për përdorim, apo i personave tjerë të cilët janë pronarë të plotë pas dorëzimit të projektit.

Pa leje me shkrim, nuk lejohet asnjë formë e kopjimit, ndryshimit, përkthimit, publikimit në internet, gazetë apo mjet tjetër, manipulimit, përshtatjes apo përfitimit të ideve origjinale.

Studio Teuta garanton se krijimet dhe shkrimet e saj janë plotësisht autentike. Ato nuk janë kopjim i punës së dikujt tjetër. Ato nuk janë shablone të krijuara apo shkarkuara nga programet në treg. Ato nuk janë prodhime të kompanive tjera apo personave që nuk punojnë për studion Teuta. Asnjë projekt nuk është krijuar me kushte ose përfitim me krahun e të tjerëve. Studio Teuta posedon burimin origjinal të programeve dhe mund të vërteton çdo krijim.

Një kopje e çdo elementi të dizajnit (sajtit, logos, broshurës, etj.) që është dërguar si ofertë te klienti apo është përdorur për demonstrim në internet, duke përfshirë shkrimet, skriptet apo programet tjera, dërgohet para bërjes publike te një organizatë zyrtare në Holandë e cila mbron të drejtat e riprodhimit dhe krijimeve origjinale të kompanive.

Studio Teuta ka të drejtë ligjore dhe me siguri do të kërkojë mbrojtjen e të drejtave të saj nëse ka dyshim se elementet në përdorim nga dikush tjetër janë plagiat i prodhimit të mëhershëm të studios Teuta apo janë kopjim që i përngjan dizajnit origjinal të krijuar nga ne.