Studio Teuta  |   Ndihmë
Ndihmë për shërbimet tona të uebit ose udhëzim i përdorimit të prodhimeve tona

Formatimi i tekstit me sistemet CMS

Ndihmë për shtimin e tekstin me sistemet tona CMS. Mund të përdoret nga të gjithë përdoruesit e këtyre sistemeve, mirëpo pa mundësi të përkahjes sikur për klientët tanë.

Leximi i postës elektronike me Microsoft Outlook 2003

Udhëzim për leximin e postës elektronike është për klientët e studios Teuta. Ky udhëzim vlen për të gjithë përdoruesit tjerë të uebit, mirëpo për këta ne nuk japim asnjë garanci dhe asnjë përkrahje përmes postës elektronike ose me telefon.

Leximi i e-postës me programin Posta e Windows-it

Udhëzim për leximin e postës elektronike është për klientët e studios Teuta. Ky udhëzim vlen për të gjithë përdoruesit tjerë të uebit, mirëpo për këta ne nuk japim asnjë garanci dhe asnjë përkrahje përmes postës elektronike ose me telefon.

Ruajtja e postës elektronike në kartë të kujtesës (Memory Card)

Pas leximit të postës elektronike (e-postës, angl. e-mail) nga serveri POP shlyhen të gjitha mesazhet e pranuara dhe vendosen në diskun lokal të përdoruesit. Kjo nuk është e metë e kësaj metode. Si përdorues keni tani mundësi të ruajtjes së të gjitha mesazheve të pranuara në diskun tuaj dhe të bëni kopje rezervë që të mos humbet asgjë.

Dërgimi i gazetës elektronike, lajmeve, njoftimeve me baza shkrimi

Këtu mund të mësoni se si dërgohet gazeta elektronike me Outlook. Udhëzimi mund të përdoret nga të gjithë përdoruesit e uebit, mirëpo për këta ne nuk japim asnjë garanci dhe asnjë përkrahje përmes postës elektronike ose me telefon.

Shkarkimi i bashkëngjitjeve tek HotMail

Kjo ndihmë për shkarkimin e bashkëngjitjeve është vendosur këtu sepse disa klientë kontaktojnë me ne pas dërgimit të mesazheve dhe ankohen se kanë vështirësi për hapjen e bashkëngjitjeve të cilat ne ju dërgojmë atyre në llogarinë e-postare HotMail.

Ngarkimi i imazheve për shfaqje në sajtin tuaj

Ky është udhëzim për sistemin tonë të mbikëqyrjes së përmbajtjes (anglisht CMS). Këtë sistem e kemi programuar ne posaçërisht shqip për klientët tanë shqiptar të cilët nuk kanë (nevojë të kenë) dituri të krijimit të faqes së uebit. Ky sistem është i vjetër!

Ndihmë për zhvillimin e zbatimeve ose krijimin e pamjes

Anketa dhe votimi

Lexo këtu informatën e cila na duhet neve (ose kompanisë tjetër nëse nuk jeni klient i kompanisë sonë) për përdorimin e anketës ose votimin në faqe të sajtit të uebit.

Mjete ndihmëse për klientët tanë dhe përdoruesit ose mbikëqyrësi e uebit

Zgjedhja e ngjyrave për sfond

Mundësi e zgjedhjes së ngjyrave për blloqet e sajtit ose sfondet tjera me ngjyrë.

Fjalëkalimi me renditje rasti

Mundësi e krijimit të fjalëkalimit për përdorues dhe mbikëqyrësit e uebit.

Fjalë shqip për kontroll të formularit ose për emër të përdoruesit

Përdoret për krijimin e fjalëve shqip për programe të kontrollit të formularit, për shembull për Captcha. Fjalor ka 550.000 trajta të fjalëve shqip.

Gjetja e një fjale shqip me renditje rasti

Mund të përdoret për krijimin e llogarive me emra shqip për mbikëqyrësit e uebit, ose për nevoja tjera me fjalë shqip.

© Studio Teuta   |   Tė gjitha tė drejtat e rezervuara