Studio Teuta  |   Ndihmë
Anketa dhe votimi për faqe të uebit
Këtu mund të lexoni se cila informatë është me rëndësi nëse ju duhet anketë ose votim për faqet tuaja të uebit.

Pyetjet për të cilat përgjigjet kanë rëndësi për ne janë këto:

  1. Cilën metodë e parapëlqeni: me PDF apo përmes sajtit me formular?
  2. A duhet të regjistrohet përdoruesi para se të ketë mundësi të përdorimit të anketës ose votimit?
  3. A duhet të vendosen shënimet drejtëpërdrejt në bazën e të dhënave?
  4. A duhet të dërgohen të dhënat me postë elektronike tek ju?
  5. A duhet të regjistrohet adresa e PI-së së përdoruesit për ta penguar pjesëmarrjen më shumë se një herë, apo mjafton gurabija (anglisht cookie). Gurabija është mundësi e vendosjes së një skedari në kompjuterin e përdoruesit për kontroll kur ai ose ajo e hap faqen prapë.
  6. A duhet të tregohen të dhënat me grafikë dhe me cilin lloj të grafikës?

Të metat dhe përparësitë e metodave

  1. Metoda më e sigurtë e anketës është me PDF. Përdoruesi e shkarkon dokumentin, e plotëson atë dhe ju dërgon juve duke klikuar në pullën "Dërgo" nga ai dokument. Kështu ju mund të kontrolloni se a është legjitime adresa e përdoruesit. Të metat e kësaj janë se është shumë më vështirë të programohet vendosja në bazën e të dhënave nga formulari PDF ose ju duhet t'i vendosni të dhënat me dorë.

    Çmimet për PDF-bazë janë më të larta se duhet më shumë kohë për programim. Ne natyrisht se ju mundësojmë këtë, pa marrë parasysh sa i ndërlikuar është dokumenti juaj. Për klientët e rregullt është ky shërbim falas.

  2. Nëse shënimet vendosen në bazë të dhënave ju keni mundësi më të shumta të shfaqjes së të dhënave të mbledhura. Këtu siguria është me rëndësi. Formulari mund të keqpërdoret nga përdoruesit e uebit.

    E meta kryesore është se nëse regjistrohet adresa e përdoruesit për të penguar pjesëmarrjen më shumë se një herë do të thotë se përdoruesit e gjithë rrjetit me të njëjtin router kanë mundësi që të marrin pjesë vetëm një herë. Kjo nuk është praktike për kompani, sepse vetëm një përdorues nga ai rrjet ka mundësi të votimit.

  3. Nëse kontrollohet pjesëmarrja me gurabi do të thotë se pjesëmarrësi ka mundësi të refuzoj shkrimin e dokumentit (nëse nuk e pranon gurabijën e huaj) në kompjuterin e tij. Përdoruesi ka gjithashtu mundësi që të shlyej këtë dokument të shkruar (këtë gurabi) nga kompjuteri i tij dhe të merr pjesë prapë ose shumë thjeshtë të hap një shfletues tjerër të instaluar në kompjuterin i tij.

Sa mund të ju besohet anketave dhe votimeve në ueb?

Aq me rëndësi që është votimi, aq më shumë ka shans se është mashtrues. Edhe nëse kërkohet dëshmi, pronari i sajtit ka mundësi që të manipuloj anketën ose votimin pa marrë parasysh se cila metodë përdoret. Për shembull nëse përdoret kontrollimi i adresës së PI-së ai ju dërgon një mesazh të gjithë shokëve të tij që të votojnë për parapëlqimin e tij ose që të mbushin anketën me vetëm përgjigje pozitive.

Sa ka vlerë votimi për faqet tuaja?

Në shumë sajte të uebit shohim shpesh mundësi të votimit vetëm sepse sistemi i instaluar (për shembull Joomla) e ka vendosur atë aty si mundësi të përdorimit dhe jo sepse ka ndonjë vlerë për publikun. Mos gaboni kështu se vetëm dëm keni dhe asnjë dobi.

Gënjeshtra i ka këmbët e shkurta

Nëse e konsideroni përdorimin për vlerësim në faqe dhe keni plan ta manipuloni, gjithmonë zbulohet nga përdoruesi se është mashtrues vullnetarisht, sepse në të vërtetë askush nuk ka mundësi që të mashtroj të tjerët. Për fat të keq disa njerëz e mashtrojnë veten me të tjerët, por ky grup nuk është aq i madh sa që mendon mashtruesi.

“Ata të cilët votojnë nuk vendosin se kush zgjedhet, por ata të cilët i numërojnë votat.”
Jozef Stalin (diktator rus)
© Studio Teuta - 2011   |   Tė gjitha tė drejtat e rezervuara