Studio Teuta  |   Ndihmë
Formatimi i tekstit me sistemet e mbarështimit të përmbajtjes (content management systems, CMS)

Këto këshilla vlejnë për të gjithë ata që përdorin sisteme për publikimin e përmbajtjes për vizitorë, por tregohen këtu posaçërisht për klientët tanë me qëllim që të mos e prishin pamjen e sajtit duke përdorur formatim të gabuar. Kjo jo vetëm që e prish estetikën e faqes, por e vështirëson leximin për lexuesin e saj.

Me sistemet tona CMS është e mundur shtimi i tekstit duke përdorur fusha të formularit. Pas shtimit kjo përmbajtje tregohet në faqe për vizitorin.

Çka nuk duhet të bëni?

1. Mos përdorni formatim nga programet tjera ku është përpunuar teksti. Ky kod për formatim është i domosdoshëm për programin, por nuk vlen për internet. Ne e kemi programuar formularin që të shlyej formatimin e gabuar, por kjo nuk garanton sukses të plotë. Është vështirë që të kuptohen të gjitha metodat e formatimit.

Nëse dituria juaj e gjuhës HTML (gjuha e uebit) është e vogël lutemi që gjithmonë të përgjigjeni me PO për heqjen e formatimit kur e ngjisni tekstin e kopjuar nga programet tjera ose nga interneti tek editori ynë.

2. Mos e ndërro llojin e germës (font) dhe/ose madhësinë pa nevojë! Nëse ju e ndryshoni formatimin nuk mund të lexohet teksti në faqe ndoshta fare.

Çka duhet të bëni kur e vendosni tekstin në bazën e të dhënave nga formulari?

• Gjithmonë vendosni tekstin pa formatim, nëse keni dituri të vogël të formatimit të tekstit në faqe të uebit!
• Nëse teksti është kopjuar nga Word-i, ngjite së pari në Bllokun e Shënimeve (Notepad) dhe pastaj kopjoje nga Blloku i Shënimeve prapë dhe ngjite në formularin ku e shtoni tekstin! Blloku i shënimeve e heq formatimin, sepse nuk ka mundësi të formatimit. Sistemi ynë mund ta bëjë të njëjtën punë por kjo do të kufizonte formatimin plotësisht nëse përdoruesi ka dituri të kodit të uebit.

Çka ndodh kur e vendosni tekstin me formatim ose kur e ndërroni madhësinë?

1. Teksti lexohet me vështirësi ose nuk mund të lexohet fare. Për shembull nëse Microsoft Word e përdor formatimin xx-small dhe ne e kemi programuar faqen që të tregohet me përqindje (zakonisht 75 - 80%) të madhësisë, do të thotë se madhësia e germës është tani tepër e vogël dhe teksti shihet tani fare në faqe.

Arsyeja pse ne përdorim përqindje është sepse njerëzit të cilët nuk mund të shohin mirë mund ta rrisin vetë madhësinë e fontit në faqe. Kur ne (dhe sidomos ju nëse nuk keni dituri) e ndërroni madhësinë këta njerëz nuk kanë mundësi që të lexojnë faqet tuaja.

Burimi i kodit tek formulari i shtimit nga sistemi CMS

Nëse nuk tregohet teksti si duhet në faqe shiko burimin e kodit tek editori i CMS-it (kliko në pullën me emrin Kodi ose HTML) tek formulari i shtimit. Nëse sheh aty më shumë kod se sa tekst është gabim dhe sigurisht teksti nuk tregohet si duhet pastaj në faqe për vizitorin.

Gabimet më të shpeshta me formatim të gabuar

1. Faqja ka tekst me madhësi të ndryshme të germës.
2. Faqja ka kombinim të tepruar të tipit ose stilit të germës.
3. Faqja ka zbrazëti të ndryshme në mes blloqeve ose rendit me tekst.
4. Etiketa e HTML-it është hapur, por nuk është mbyllur.

Kodi i gabuar është shumë lehtë që të kuptohet. Secila etiketë e hapur duhet të mbyllet. Nuk keni nevojë që të mësoni gjuhën HTML, por shkarravitjen me kod e shihni shumë lehtë nëse e shikoni burimin e kodit në faqe.

Krahaso këta dy shembuj më poshtë.

Kështu është në rregull kodi

Ky është kapitull

Ky është paragraf

Ky është paragraf tjetër

lista një

lista dy

paragrafi tre

Kështu është kodi gabim

Ky është kapitull

Ky
është
paragraf
Ky është
paragraf tjetër</p

lista një

lista dy

paragrafi tre

Përpunimi i tekstit në faqen tuaj

Me sistemet tona është më së miri që të përdorni vetëm stilet nga programi ynë për atë faqe. Pasi që të gjitha sistemet tona janë të krijuara posaçërisht për atë faqe edhe stilet (madhësia, tipi, ngjyra, etj.) janë menduar mirë për atë faqe.

Stilet të cilat ne i kemi krijuar për shtim nuk kanë emra pa kuptim. Nëse shihni emra të quditshëm, në gjuhë të huaj, edhe ai formatim do të jetë i quditshëm dhe nuk do të tregohet si duhet në faqe. Për shembull kështu duket emri i një stili nëse është përdorur nga sistemi ynë.

Kjo është përmbajtje me rëndësi

Nëse në kod stili me emër të çuditshëm atëherë nuk është i yni dhe nuk e ka vendin në sistemin tonë, për shembull:

Kjo është përmbajtje me rëndësi

© Studio Teuta - 2011   |   Tė gjitha tė drejtat e rezervuara