

Programi Outlook ofron mundësinë e dërgimit të mesazheve me bazë shkrimi. Këto janë shabllone të shkruara me gjuhën e përpunimit të faqeve të internetit.
Duke përdorur këto shabllone ju mund të shpërndani reklamë për veprimtarinë tuaj pa ndihmën tonë ose të tjerëve. E vetmja që ju duhet është programi Outlook dhe qasja në internet.
Pas krijimit të shabllonit ne ju dërgojmë dokumentin (me prapashtesën .htm) me e-postë. Ruani atë në këtë dosje të diskut lokal:
Kur e hapni këtë dosje i shihni aty disa shabllone standarde të instaluara me Outlook (Bears, Garden, etj). Ruani drejtpërdrejtë skedarin pas pranimit këtu, ose ngjitni atë pas kopjimit nga një disk tjetër.

Këtu më poshtë tregohet një shembull që e kemi krijuar për të ilustruar përdorimin e shablloneve. Ky dokument quhet Seminar Prishtinë 2008.

Në vend që të klikoni në pullën Mesazh i ri i postës, klikoni në menynë e navigimit në
Veprime
Mesazh i ri i postës duke përdorur ![]()
Nëse shablloni nuk është përdorur më herët, nuk tregohet emri i tij në listë. Klikoni në "Më shumë baza për shkrim ..." dhe pastaj në emrin e dokumentit që e keni ngjitur aty.

Kliko me tregues një herë mbi emrin e bazës së shkrimit, për ta zgjedhur atë dhe pastaj në pullën Në rregull

Herave tjera emri i shabllonit tregohet në listë, sikur për këtë shembull.

Teskti i mesazhit mund të ndryshohet nga ju dhe mund të dërgohet sikur çdo mesazh tjetër.
Vërejtje: imazhet e përdorura në shabllon nuk shihen nëse nuk jeni të lidhur me internet. Imazhet nuk duhet të ruhen në të njëjtën dosje sikur shablloni, sepse kur dërgohet posta lexuesi nuk i sheh ato. Mos i shkarkoni. Imazhet janë të lidhura me serverin tonë ose serverin tuaj, dhe hapen pas pranimit.
Kjo metodë është më e shpejtë (i lehtë për pranim) dhe më e sigurt se pranohet pa u bllokuar objektet e ngjitura.