studio teuta > këshilla > pse sajti nuk gjendet ...

Pse sajti juaj gjendet (ende) me makina të kërkimit?

  • Pas vendosjes së sajtit në linjë, duhet të kaloj një kohë, deri sa makinat e kërkimit të lexojnë përmbajtjen e faqeve të sajtit. Kjo nuk duhet të ju brengos në fillim.
  • Përmbajtja e faqeve të sajtit ka shumë rëndësi:
    • informata duhet të jetë aktuale
    • informata duhet të jetë e ndarë në pjesë logjike
    • titulli i faqes dhe i kapitujve duhet të shpjegojë qartë përmbajtjen
  • Kompania juaj duhet të ketë menduar mirë gjuhën e vizitorit, nivelin e arsimit, nivelin e diturisë, kulturën, etj.

Çudi shumë e madhe është që disa njerëz javë të tëra humbin për përgaditje para se të botojnë një artikull të thjeshtë në gazetën lokale, që lexohet më së shumti nga një a dy mijë njerëz dhe vetëm atë ditë, por nuk ju intereson se çka shkruhet për ata në internet që lexohet nga miliona vizitorë nga gjithë bota 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, gjithë vitin.