Nëse jeni klient i kompanisë sonë dhe pranoni rregullisht mesazhe të padëshiruara nga dikush na tregoni dhe ne i vendosim ata në listën e zezë në server.
Mesazhet pastaj bllokohen aty nga dërguesi dhe ju nuk i pranoni fare. Me rëndësi është që të kuptoni se kur vendoset dërguesi në listën e zezë mesazhi i tij bllokohet dhe ai lajmërohet se është në listën tuaj të zezë.
Këtu tregohet se si mund të bllokohen mesazhet në kutinë tuaj epostare nga ju vetë me programin Outlook pa na treguar neve se kush është dërguesi dhe pa dituri të dërguesit. Kjo bëhet kështu:
1. Klikoni me pullën e djathtë të miut në rendin e mesazhit të pranuar dhe nga lista zgjedhni mundësinë "Krijo rregull ... "
2. Mundësitë për krijim të rregullës janë: posta nga adresa e dërguar ose nga përmbajtja e temës. Mundësia e tretë "Dërguar për" vlen nëse dërguesi ju ka dërguar të gjithëve atë mesazh apo vetëm juve.
3. Klikoni në mundësinë "Zhvendos e-postën në dosje". Zgjedhni nga lista njërën nga dosjet. Nëse ka nevojë krijoni një dosje të re në të cilat të gjitha mesazhet e pranuara me këtë rregull duhet të vendosen.
4. Kliko në pullën "Në rregull" dhe nëse dëshiron ekzekuto menjëherë këtë rregull për mesazhet e pranuara në të kaluarën.
Prej tani e tutje mesazhi i pranuar vendoset menjëherë në listën tuaj të zezë. Nëse dëshironi nuk keni nevojë ta hapni këtë dosje fare. Pas një kohe, pa e hapur dosjen, klikoni me pullën e djathtë the shlyeni të gjitha mesazhet aty.
Mundësi tjetër është krijimi i një dosje në një disk tjetër të cilin mund ta përdorni vetëm për këto qëllime dhe aty kurrë nuk shikoni dhe nuk e ruani përmbajtjen.