Studio Teuta  |   Ndihmë
Leximi i postës me Outlook 2003
Ky udhëzim për leximin e e-postës (e-mail) është për klientët e studios Teuta, por mund të përdoret edhe nga të gjithë të cilët e përdorin serverin POP për leximin e postës. Emrat e serverëve janë ndryshe për ata të cilët nuk e strehojnë e-postën në serverin tonë. Ky udhëzim (për klientët tanë) është për programin Microsoft Outlook 2003, por parametrizimet vlejnë për të gjitha programet tjera.
  1. Kliko në pullën Nis > Paneli i kontrollit



  2. Kliko dyfish në ikonën E-posta për të hapur atë ▼



  3. Kliko në pullën Trego profilet ▼ (Ky udhëzim mund të përdoret edhe nëse dëshironi të përdorni vetëm një profil)



  4. Kliko në pullën Shto ▼ (Nëse nuk është përdorur programi Outlook për leximin e e-postës kjo fushë është e zbrazët)



    Në këtë fushë mund të parazgjidhni profilin i cili duhet të hapet automatikisht, ose që të shtrohet pyetja kur hapet programi Outlook se cili profil duhet të hapet. Nëse e keni vetëm një profil zgjidhni mundësinë e dytë.

  5. Shkruaj emrin e profilit të ri ▼

    Nëse gaboni profili mund të hiqet lehtë. Shikoni imazhin nën pikën katër. Për të hequr profilin, klikoni në emër të profilit dhe pastaj në pullën Hiq



  6. Zgjidh "Shto një llogari të re e-postare"



  7. Për tipin e serverit zgjidhni POP3 dhe kliko në pullën "Vazhdo"

    Sqarim: Të githa strehimet standarde të kompanisë sonë përdorin tipin e serverit POP3. Mirëpo disa kompani përdorin edhe tipin Exchange Server. Kontaktoni së pari me operatorin e sistemeve për shpjegim. Exchange server është më i sigurt dhe ka mundësi shumë më të mëdha, por për përdorimin e tij çmimet fillojnë me 15 euro në muaj për një llogari e-postare, mbi çmimin e strehimit të sajtit. Për sajte të kompanive të vogla kjo nuk është e nevojshme. Te ne përdorimi i POP server është pa pagesë.



  8. Kjo pjesë është me rëndësi !

    Shënimet që plotësoni këtu kanë të bëjnë me një llogari të kompanisë suaj. Më poshtë tregohet një shembull i leximit të e-postës për sajtin drinas.eu për llogarinë e-postare info@drinas.eu. Në vend të emrit info ju e përdorni emrin tuaj të llogarisë e-postare që ne e kemi regjistruar për ju dhe pas shenjës @, në vend të emrit drinas, ju e përdorni emrin e domenit tuaj dhe prapashtesën përkatëse, për shembull .com ose .nl, .de, pra ashtu sikur që shkruhet në shfletues kur hapet sajti juaj në internet.

    Emrat e serverit nuk ndyshojnë, ata janë pop (Post Office Protocol) për serverin e pranimit dhe smtp (Simple Mail Transfer Protocol) për serverin e dërgimit. Pas emrit të serverit e shkruani emrin e domenit tuaj dhe prapashtesën përkatëse.

    Fjalëkalimin ju kemi dërguar me e-postë. Nëse e keni harruar atë kontaktoni me ne!




  9. Kliko në pullën "Parametrizime tjera ... "

    Parametrizimet tjera janë me rëndësi për serverin tonë, por varet edhe nga rrjeti juaj. Mund të ndodh se nga rrjeti juaj nuk ju lejohet përdorimi i drejtpërdrejtë i serverit të dërgimit nga interneti. Në atë rast ju lutemi pyetni operatorin e rrjetit tuaj se si quhet serveri i dërgimit i atij rrjeti. Ai mund të përdoret për dërgimin e e-postës, por për pranim duhet patjetër serveri POP i kompanisë sonë.

  10. Zgjidh këtu mundësinë "Serveri i dërgimit kërkon vërtetim" dhe gjithashtu "përdor parametrizime të njëjta sikur serveri i pranimit". Kliko pastaj në pullën "në rregull" për tu kthyer te dritarja e mëparshme.



  11. Tani gjithçka duhet të punoj si duhet. Klikoni në pullën "Testo parametrizimet" (shiko imazhin numër 8)
  12. Kikoni në pullën "vazhdo" dhe në fund në "përfundo"



Tani e-posta mund të përdoret me programin Outlook.

Nëse e përdorni programin Outlook Gjermanisht, mund të lexoni këtu një udhëzim. Mos harroni se emrat e serverit janë ndryshe te strehuesit tjerë.

© Studio Teuta   |   Tė gjitha tė drejtat e rezervuara