Leximi i e-postës me Microsoft Outlook 2003
Ky udhëzim për leximin e e-postës është për klientët e kompanisë Teuta, por mund të përdoret edhe nga të tjerët që e përdorin serverin POP për leximin e postës. Emrat e serverëve janë ndryshe për ata të cilët nuk e strehojnë e-postën në serverin tonë. Ky udhëzim (për klientët tanë) është për programin Microsoft Outlook 2003, por parametrizimet vlejnë për të gjitha programet tjera.
- Kliko në pullën Nis > Paneli i kontrollit

- Kliko dyfish në ikonën E-posta për të hapur atë ▼

- Kliko në pullën Trego profilet ▼ (Ky udhëzim mund të përdoret edhe nëse dëshironi të përdorni vetëm një profil)

- Kliko në pullën Shto ▼ (Nëse nuk është përdorur programi Outlook për leximin e e-postës kjo fushë është e zbrazët)

Në këtë fushë mund të parazgjidhni profilin i cili duhet të hapet automatikisht, ose që të shtrohet pyetja kur hapet programi Outlook se cili profil duhet të hapet. Nëse e keni vetëm një profil zgjidhni mundësinë e dytë.
- Shkruaj emrin e profilit të ri ▼
Nëse gaboni profili mund të hiqet lehtë. Shikoni imazhin nën pikën katër. Për të hequr profilin, klikoni në emër të profilit dhe pastaj në pullën Hiq

- Zgjidh "Shto një llogari të re e-postare"

- Për tipin e serverit zgjidhni POP3 dhe kliko në pullën "Vazhdo"
Sqarim: Të githa strehimet standarde të kompanisë sonë përdorin tipin e serverit POP3. Mirëpo disa kompani përdorin edhe tipin Exchange Server. Kontaktoni së pari me operatorin e sistemeve për shpjegim. Exchange server është më i sigurt dhe ka mundësi shumë më të mëdha, por për përdorimin e tij çmimet fillojnë me 15 euro në muaj për një llogari e-postare, mbi çmimin e strehimit të sajtit. Për sajte të kompanive të vogla kjo nuk është e nevojshme. Te ne përdorimi i POP server është pa pagesë.

- Kjo pjesë është me rëndësi !
Shënimet që plotësoni këtu kanë të bëjnë me një llogari të kompanisë suaj. Më poshtë tregohet një shembull i leximit të e-postës për sajtin drinas.eu për llogarinë e-postare info@drinas.eu. Në vend të emrit info ju e përdorni emrin tuaj të llogarisë e-postare që ne e kemi regjistruar për ju dhe pas shenjës @, në vend të emrit drinas, ju e përdorni emrin e domenit tuaj dhe prapashtesën përkatëse, për shembull .com ose .nl, .de, pra ashtu sikur që shkruhet në shfletues kur hapet sajti juaj në internet.
Emrat e serverit nuk ndyshojnë, ata janë pop (Post Office Protocol) për serverin e pranimit dhe smtp (Simple Mail Transfer Protocol) për serverin e dërgimit. Pas emrit të serverit e shkruani emrin e domenit tuaj dhe prapashtesën përkatëse.
Fjalëkalimin ju kemi dërguar me e-postë. Nëse e keni harruar atë kontaktoni me ne!

- Kliko në pullën "Parametrizime tjera ... "
Parametrizimet tjera janë me rëndësi për serverin tonë, por varet edhe nga rrjeti juaj. Mund të ndodh se nga rrjeti juaj nuk ju lejohet përdorimi i drejtpërdrejtë i serverit të dërgimit nga interneti. Në atë rast ju lutemi pyetni operatorin e rrjetit tuaj se si quhet serveri i dërgimit i atij rrjeti. Ai mund të përdoret për dërgimin e e-postës, por për pranim duhet patjetër serveri POP i kompanisë sonë.
- Zgjidh këtu mundësinë "Serveri i dërgimit kërkon vërtetim" dhe gjithashtu "përdor parametrizime të njëjta sikur serveri i pranimit". Kliko pastaj në pullën "në rregull" për tu kthyer te dritarja e mëparshme.

- Tani gjithçka duhet të punoj si duhet. Klikoni në pullën "Testo parametrizimet" (shiko imazhin numër 8)
- Kikoni në pullën "vazhdo" dhe në fund në "përfundo"

Tani e-posta mund të përdoret me programin Outlook.
Nëse e përdorni programin Outlook Gjermanisht, mund të lexoni këtu një udhëzim. Mos harroni se emrat e serverit janë ndryshe te strehuesit tjerë.