Studio Teuta | Lista me pyetje
Kliko kėtu pėr tė shtypur kėtė faqe nė letėr. Vetėm pyetjet tregohen. Pamjet tjera fshihen.
Lista me pyetje
Studio Teuta - Pyetjet për bërjen e ofertës për krijim ose përmirësim të sajtit të uebit
Kompania juaj
- Si quhet kompania juaj? (Kjo ka rëndësi për emrin e domenit.)
- Sa punëtorë i ka kompania juaj? (Kjo ka rëndësi për strehim dhe adresa elektronike postare.)
- Cilat prodhime ose shërbime janë të kompanisë suaj?
- Kujt i shet shërbime ose prodhime kompania juaj: personave apo vetëm kompanive?
- A ju viziton klienti juve në zyrë dhe sa shpesh? (Kjo ka rëndësi se si shfaqet informata në faqe.)
- Cila është kultura e kompanisë suaj? (Kjo ka rëndësi se si shfaqet informata në faqe.)
- Sa dëshiron të rritet kompania juaj në të ardhmen dhe në cilat degë të saj?
Përmirësim i sajtit të vjetëruar
- Pse ju duhet sajt i ri?
- Pse nuk jeni të kënaqur me sajtin të cilin e keni tani? Çka mungon, çka duhet të largohet, çka duhet të shtohet, etj.
- Cilin funksion e ka sajti? Për shembull, gjetja e klientëve të rinj, shitja e shërbimeve të reja, përforcimi i imazhit, etj.
- Cilin mesazh e ka sajti për vizitorin në ueb? Vetëm një përgjigje është e mundur këtu, jo dy a tre.
- Çka i ofron kompania juaj klientit përmes faqeve të sajtit të uebit.
- Përshkruaj me disa fjali se kush është klienti juaj dhe çka ka nevojë të shoh ajo ose ai tek sajti juaj i uebit.
- A e keni caktuar stilin shtëpiak (ngjyrat, format, logon, germat, etj) dhe kush ka dituri brenda kompanisë për këto gjëra dhe/ose kush e ka krijuar këtë stil shtëpiak?
Informata në faqe të sajtit të uebit dhe ndërveprimi
- A kanë mundësi klientët që të kërkojnë informatë në sajt, ose që të shkarkojnë atë.
- Në cilin format publikohet informata në ueb kryesisht: vetëm me fotografi, tekst apo të dyjat?
- A dëshironi të vendosni vende të lira të punës, dhe sa vende të lira të punës në vit vendosen në sajt.
- A kanë bashkëpunëtorët tuaj dituri të mjaftueshme që të shkruajnë informatën për sajtin, apo a duhet angazhim profesional jashtë kompanisë për shkrimin e informatës për sajt të uebit.
- Cilën informatë e keni të gatshme. Cilat metoda i përdorni tani për të gjetur klientin.
- Kush reagon brenda kompanisë kur pranohen mesazhet. Si ruhet kjo informatë (për shembull bazë e të dhënave ose skedari i postës elektronike).
Serveri i uebit
- Ku e keni serverin e uebit tani? Cila platformë përdoret. A është informata statike apo nga baza e të dhënave. Kush e ka kopjen rezervë të bazës së të dhënave ose kodit statik.
Mirëmbajtja e faqeve
- Kush i mirëmban faqet e sajtit të uebit dhe në cilën mënyrë?
- A keni personel me dituri të mjaftueshme për botim të faqeve të uebit?
- A dëshironi bazë të të dhënave për botimin e informatës apo botim me FTP?
- A përdorni program për shkrimin e informatës së faqeve të uebit, cili program është ky dhe sa dituri të këtij ka personi brenda kompanisë?
- A dëshironi që kompania jonë të ndërtoj sistem të mbarështimit të përmbajtjes (CMS) për ju?
- A botohen fotografi apo vetëm tekst? Nëse botohen fotografi kush i përpunon ato dhe me cilin program.
- A i duhet kompanisë suaj edukim ose marrja e kurseve nga kompania jonë?
Marketing
- Cilat metoda të marketingut i përdor kompania juaj tani? Trego këtë hollësisht: për shembull panaire, gazetë, afishe, banderola, etj.
- Kush kujdeset tani për komunikim me klientët. Me cilat vështirësi ballafaqohet ai ose ajo gjatë këtij procesi.
- Sa buxhet keni për investim gjithsej për marketing.

© Studio Teuta - 2011 | Tė gjitha tė drejtat e rezervuara