Ndihmë   |   Mesazhet e padëshiruara
Mesazhet e padëshiruara

Gati secili nga klientët e kompanisë sonë (ose ju mysafir i kësaj faqe) është ballafaquar me mesazhe të padëshiruara në kutinë postare elektronike. Disa pranues të këtyre mesazheve e teprojnë me reagimin e tyre dhe disa dërgues e teprojnë me dërgimin e mesazheve pa nevojë. Si do që është puna gjithmonë mund të gjendet zgjidhje pa hidhërim.

Për pranues

Nëse adresa është e kompanisë serioze mos u hidhëroni pa nevojë. Mos u ngutni. Mos krijoni armiq. Nëse shërbimet ose prodhimet e kompanisë nuk ju duhen shkruajuni atyre dhe tregojuni këtë. Ata e largojnë adresën tuaj nga lista e dërgimit, sepse e kuptojnë se nuk kanë interes nga ju.

Kompanitë serioze nuk e kanë për qëllim që t'i hidhërojnë të tjerët duke ju dërguar atyre mesazhe por vetëm për të ju treguar se mund të përfitojnë nga shërbimet e tyre.

Nëse keni dyshim se a është kompania serioze apo është në pyetje mashtrimi kërkoni numrin e telefonit të tyre në internet. Nëse nuk e gjeni ose nëse thërrisni dhe askush nuk përgjigjet e kuptoni se kush janë ata. Nëse në telefon sillen mirë dhe e sqarojnë mirë se kush janë e kuptoni se mesazhi i tyre nuk ka pasur qëllim bezdisës për ju.

Nëse nuk e njihni dërguesin dhe sidomos nëse adresa e dërguesit është publike (MSN, Hotmail, GMail, Yahoo, etj), mos ktheni përgjigje fare pas pranimit. Sa më shpesh dhe sa më shpejt që reagoni ju pas pranimit aq më e qartë i bëhet dërguesit se ju i lexoni mesazhet e pranuara. Ky është konfirmim për bezdisje edhe më të madhe. Adresën tuaj e shet pastaj dërguesi për të gjithë të tjerët të interesuar për të dërguar reklamë ose për fëlliqje të rrjetit me qëllim.

Mos mendoni se dërguesi e lexon mesazhin tuaj kur ju ktheni përgjigje. Vetvetiu sistemi i dërgimit e regjistron përgjigjen dhe kohën e reagimit. Ky shpesh është qëllimi kryesor i dërgimit të mesazhit.

Mos harroni se asnjë kompani normale nuk përdor adresë publike nga interneti për të kontaktuar me publikun. Adresat publike janë falas për nxënës dhe studentë të rinj, jo për njerëz me veprimtari serioze.

Pagesa nuk mund të jetë në pyetje për kompani që të përdorin adresa falas nga uebi. Secila kompani me sajt në ueb, për shembull me shërbimet tona paguan vetëm 5 euro në muaj për sajt dhe adresë të uebit me emrin e tyre. Arsyeja se ju shkruajnë juve nga adresat publike mjafton që të dyshosh se sa me rëndësi e konsiderojnë veprimtarinë e tyre.

 

Për dërgues të reklamave

Keni kujdes se kujt i dërgoni mesazhe dhe kënd e paguani për dërgimin e reklamës për ju. Këta janë disa shembuj, me renditje sipas rëndësisë ose dëmit të shkaktuar:

  1. Ju e dërgoni mesazhin si fotografi, me disa megabajt. Për reklamë nuk është mirë kurrë të dërgohen fotografi ose dokumente pa nevojë. Dërgoni gazetë elektronike dhe fotografitë ose dokumentet lidhni me faqe në serverin tuaj të uebit. Nëse pranuesi nuk ka dëshirë që ti shoh faqet, nuk i shkarkon ato dhe ka respekt që nuk po ja mbushni kutinë e tij me material nga ju pa asnjë nevojë.
  2. Mesazhi i dërguar është nga kompania reklamuese, jo nga serveri juaj i regjistruar i postës elektronike. Tek të gjithë serverët e kompanive të mëdha ky mesazh bllokohet sepse vërehet se nuk është dërguar nga serveri i domenit të kompanisë sikur që shkruan në mesazh. Pranuesi në këtë rast bezdiset pa lidhje, duke i parë vetëm lajmërimet për tentim mashtrimi me adresën tuaj elektronike. Në shumë raste serveri i kompanisë reklamuese është i regjistruar në listën e zezë sepse ai dërgon mesazhe pa lidhje gjithë ditën e gjithë natën, me përmbajtje tjetër, por me listë të njëjtë të pranuesve.
  3. Ju e shpërfillni kërkesën e pranuesit për largim nga lista e reklamave dhe vazhdoni me dërgim.
  4. Ju i dërgoni reklamë konkurrentit për blerje të prodhimit ose shërbimit tuaj. Ky është ofendim i keq!
  5. Ju nuk reagoni në përgjigje nga reklama juaj. Kur pranuesi kontakton me ju pas pranimit të reklamës ju përgjigjeni pas disa javëve. Mos harroni se nëse ju nuk përgjigjeni brenda 24 orëve pranuesi nuk ka dëshirë që të dëgjoj më kurrë dhe refuzon të blej nga ju!
  6. Ju dërgoni reklamë ose lajmërime nga adresa publike. Kurrë, kurrë dhe kurrë mos dërgoni mesazhe nga adresat publike të internetit në emër të veprimtarisë suaj ose organizatës suaj. Këto adresa janë personale: për shokët gjatë kohës së lirë, për llafosje në linjë, për gjetje të jaranave dhe jaraneshave - jo për publikun e një veprimtarie.
  7. Ju dërgoni reklamë herë nga një adresë, herë nga tjetra. Identiteti juaj konsiderohet i mashtruar kështu.
  8. Ju dërgoni reklamë të tepruar dhe pa nevojë. Nëse nuk ka asgjë të re, nuk keni arsye për dërgim të reklamës.
  9. Degët e shoqërisë suaj dërgojnë mesazhe nga adresa të ndryshme, thuase nuk bisedoni ju me njëri tjetrin.

 

Bllokimi i mesazheve

Nëse e përdorni adresën e ndërmarrjes suaj

Nëse e keni adresën tuaj, me emër të domenit tuaj ose të ndërmarrjes suaj kërkoni nga mbikëqyrësi i rrjetit që ta bllokoj dërguesin e mesazheve në kutinë tuaj epostare. Dy minuta punë ka për këtë.

Nëse e përdorni adresën publike

Kërkoni nga mbikqyrësi i atij rrjeti që të bllokohet dërguesi dhe tregoni arsyen pse e konsideroni bezdisje dërguesin. Nëse kjo është e vërtetë dërguesi bllokohet përgjithmonë dhe lajmërohet edhe tek të tjerët në rrjet. Nëse pronari i adresave publike ka pranuar edhe ankesa nga të tjerët ai e largon atë përdorues nga rrjeti i tyre dhe e vendos në listën e zezë.

Bllokimi i adresës

Pa marrë parasysh se cilën metodë e përdorni nga shembujt më lartë përdoruesi lajmërohet se ju nuk keni dëshirë që ai të kontaktojë me ju.

 

Zgjidhja pa telashe

Në vend që të pyeni shërbimin postar që të mos ju dërgoj më letra nga një person ose organizatë dhe të rrezikoni se ata ju tregojnë të gjithëve, më mirë pyetni kryeshërbëtorin tuaj që ta gris letrën e pranuar pa ju treguar juve fare. Kjo është pa telashe. Edhe nëse dikush ankohet ju keni mundësi që të thoni se ka ndodhur nga një veprim i gabuar ose pa qëllim.

Secili program (shërbëtori juaj elektronik) mund të bllokojë mesazhet e padëshiruara. Kërkoni tek udhëzimi i përdorimit ose tek ndihma (F1) dhe e gjeni përgjigjen. Nëse e përdorni programin Outlook klikoni këtu për këshillë.

© Studio Teuta - 2011   |   Tė gjitha tė drejtat e rezervuara