studio teuta > ndihmë > ndryshimi i fjalëkalimit për llogaritë e-postare

Ndryshimi i fjalëkalimit për llogaritë e-postare

Ky udhëzim për leximin e e-postës është për klientët e kompanisë Teuta, dhe vetëm për ata. Parametrizimet e treguara këtu nuk vlejnë për serverat tjerë të postës elektronike.

Kur ne i regjistrojmë llogaritë tuaja e-postare ju japim fjalëkalimin që të merrni qasje deri te serveri ynë në internet. Me panelin e kontrollit në linjë (online) ju mund të ndërroni vetë fjalëkalimin.

Është e vërtetë se nëse e humbni fjalëkalimin nuk keni më qasje deri në server. Por edhe në këto raste mund të ju ndihmojmë. E-posta e palexuar nuk humbet dhe ne e ndërrojmë fjalëkalimin për ju.

Për fjalëkalim janë të obliguara këto gjëra:

  • patjetër duhet të përdoret kombinim i më së paku tetë shkronjave dhe numrave
  • patjetër duhet të përdoret më së paku një germë e madhe
  • patjetër duhet të përdoret më së paku një numër në kombinim me germat tjera

Këshilla kur e ndërroni fjalëkalimin

  • mos e përdor si fjalëkalim emrin e një shoku ose anëtari të familjes, qenit apo maces suaj
  • mos përdor fjalë me kuptim, se me programe të posaçme të gjitha fjalët nga fjalori i gjuhës shqipe në kombinim me shkronja të mëdha, të vogla dhe numra mund të prodhohen automatikisht nga programe keqbërëse.
  • përdor për shembull një fjali që e mban mend, një fjalëkalim me germa të para të një shprehje tuaj personale ose të një citati, sikur ky: aQmSHëMiKsAqV63, për citatin "ai Që mban SHkallët është Më i Keq se Ai që Vjedh " në kombinim me disa numra në fillim ose në fund.

A mund të lexojmë ne mesazhin e dërguar në adresën tuaj para juve!

Po, pa asnjë problem. Ne dhe secili që ofron shërbime të internetit nga serveri i tyre mund të lexojë mesazhet tuaja. Por edhe një gjë tjetër është aq e vërtetë sa kjo për kompaninë tonë.

Filozofia jonë është e bazuar në respekt për klientin. Sikur që postierit që e shpërndan postën ashtu edhe çdo punëtori të kompanisë sonë i ndalohet rreptësisht që të hap postën elektronike të klientit ose të lexojë përmbajtjen nga faqet jo publike për të cilat kujdesemi ne. Ajo punëtore ose ai punëtor që nuk e respekton këtë përjashtohet menjëherë nga puna dhe ne bëjmë gjithçka që ajo ose ai të mos gjej punë të ndershme dikund tjetër.

Si mund të shihni se dikush tjetër e ka lexuar mesazhin para jush?

Titujt e mesazheve të lexuara hijëzohen me ngjyrë të zbehët, nëse i lexoni ato në linjë. Mesazhi i pa lexuar nuk është i hijezuar fare.

Mesazhet e pranuara me Outlook, shlyhen menjëherë nga serveri ynë dhe kopjohen në diskun tuaj lokal. Këtë metodë ju kemi propozuar menjëherë pas regjistrimit të llogarisë.

Me rëndësi të madhe është të kuptoni se kur mbushet kutia postare, mesazhet e reja refuzohen nga serveri dhe humbin përgjithmonë. Prandaj më së miri është për ju nëse e lexoni epostën me programe sikur Outlook, dhe jo vetëm nga qasja në linjë (online).