Tregimi i imazhit në faqe të uebit dallon nga programet tjera të kompjuterit. Për shembull kur e vendosni një imazh në Microsoft Word ai imazh bëhet pjesë e atij dokumenti. Nëse imazhi hiqet nga kompjuteri pas shtimit në Word, ai nuk shlyhet më nga dokumenti. Në faqe të uebit imazhi është vetëm lidhje me emrin dhe vendin e imazhit dhe nuk është pjesë a asaj faqe. Kjo do të thotë se kur hiqet imazhi, nuk mund të tregohet më ai në faqe ku është shtuar për tregim.
Emri i imazhit tregohet për vizitorin në shfletuesin e uebit dhe ai ose ajo mund ta shkarkojë atë në kompjuterin e tij, pa nevojë që të hap faqen në të cilin duhet të tregohet imazhi.
Për këtë arsye vlejnë rregulla të posaçme për imazhin. Disa nga ato më me rëndësi janë:
Ky sistem përdoret për ngarkimin e imazheve dhe vendosjen në faqe vetëm në vendet e caktuara nga ne, me qëllim që të mos prishet pamja e faqes së krijuar. Për faqe me përmbajtje të lirë të vendit të tekstit dhe fotografive përdorim ne sistem tjetër, gjithashtu në gjuhën shqipe dhe të programuar nga kompania jonë..




Tani që skedari është ngarkuar mund të përdoret ai në faqen tuaj të uebit, duke e përdorur vetëm emrin e tij. Për shembull mund të vendosni një fotografi në faqe në këtë mënyrë, sikur tek sajti i fshatit Drinas:

Pas përfundimit imazhi tregohet në faqe. Nëse ndodh që imazhi të mos tregohet, sikur në shembullin më poshtë (me x të kuq), sigurisht keni gabuar në emër të imazhit. Merrni qasjen prapë me sistemin tonë dhe klikoni në hiperlidhjen për ndryshim.

Përsëritni të njëjtin veprim sikur më lartë

Nëse nuk keni shkruar asgjë në fushën me hiperlidhje nuk tregohet gabim në faqe. Vetëm imazhet të cilat kanë hiperlidhje mund të klikohen nga përdoruesi. Të tjerat tregohen ashtu sikur që janë pa mundësi të klikimit.
Për imazhet nga galeria me rritje të pamjes përdoret imazhi i vogël tek emri i imazhit dhe imazhi i madh tek hiperlidhja. Për të tjerat kujdesemi ne me skript.
Për të kontrolluar se a është ngarkuar imazhi hapni listën me imazhe. Nëse as këtu nuk tregohet imazhi si duhet atëherë imazhi është i gabuar. Hiqni atë nga lista dhe ngarkoni një imazh tjetër i cili punon në vend të tij.
![]()