Përdoruesi hyn në pjesën e siguruar të sajtit duke e shtypur emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin (shkaku i sigurisë pamja e qasjes është fshehur këtu). Pas pranimit të të dhënave hapet paneli kryesor i mbarështimit të përmbajtjes kështu:
Për mbarështim të skedarëve përdoruesi klikon në pullën skedarët (ikona me dollap me skedarë). Pas kësaj hapet pjesa për mbarështim të skedarëve dhe n'krye t'faqes së re të hapur mund të përdoren ikonat për veprime.
Me qëllim që të mos ngatërrohen skedarët me njëri tjetrin dhe që të gjenden lehtë pas shtimit për tregim në faqe të uebit përdoruesi e krijon një dosje të re me emër logjik për atë pjesë ...

... për shembull dosjen me emrin fotografi_2010.
Pasi që këto fotografi do të përdoren në shfletues (përdoruesi e ka lexuar këtë në udhëzim) e di se nuk lejohen germat shqip dhe/ose zbrazëtira në mes fjalëve. Pas shtypjes së emrit të dosjes së re klikon ai në pullën Krijo dosjen.
Tani dosja e re me emrin fotografi_2010 është krijuar në sistemin e mbarështimit.

Për ngarkim të fotografive të reja në këtë dosje, përdoruesi e hap së pari dosjen e krijuar duke klikuar dyfish (njësoj sikur në kompjuterin e tij lokal). Për secilën dosje të hapur tregohet shtegu kështu:
![]()
Për ngarkim të skedarëve në server (të fotografive në këtë rast), përdoruesi klikon në pullën Ngarko

Pas klikimit në pullën ngarko hapet dritarja për ngarkim
Sqarim: Gjuha e pullave pas lidhjes me komjuterin lokal varet nga gjuha e atij kompjuteri. Këtu tregohet gjuha shqipe nga sistemi drejtues Windows i shoqërisë Microsoft. Në gjuhët tjera pullat kanë emra tjerë, sikur i sistemit.
Përdoruesi klikon në pullën Shfleto për shfletim në diskun e tij lokal. Ky disk mund të jetë nga karta e kujtesës (memory card/stick) ose nga disku i kompjuterit lokal.
Këtu tregohet dosja me emrin drinas e cila gjendet brenda dosjes fotografi në diskun lokal të kompjuterit me germën D: ose sipas shtegut duket kështu D:/fotografi/drinas/
Për të zgjedhur skedarin (në këtë rast fotografinë) përdoruesi klikon mbi skedar dhe pastaj në pullën Hap.
Tani është bërë lidhja në mes serverit të uebit dhe kompjuterit të përdoruesit dhe vetëvetiu kthehet përdoruesi tek sistemi i mbarështimit për ngarkim të skedarit:

Përdoruesi klikon në pullën Ngarko dhe skedari ngarkohet në server dhe është i gatshëm për përdorim në faqe të uebit.
Me këtë sistem mund të ngarkohen më shumë se një skedar, duke klikuar në pullën me plus
.
