Kjo ndihmë vlen për të gjithë ata që përdorin sisteme për publikimin e përmbajtjes për vizitorë, por disa udhëzime vlejnë vetëm për sistemet tona.
Çka janë Sistemet e Mbarështimit të Përmbajtjes nga Studio Teuta?
Sistemet tona të Mbarështimit të Përmbajtjes (anglisht Content Management Systems) janë sisteme të cilat i programon studioja jonë në gjuhën shqipe, me qëllim që klientët tanë të shtojnë, ndryshojnë ose heqin përmbajten me tekst, fotografi dhe dokumente tjera për faqet në sajtin e tyre të uebit.
Çka është programi GIMP?
Programi GIMP, nga shkurtesa GNU Image Manipulation Program, është program i manipulimit të imazheve. Ky është krijuar nga anëtarët nga projekti i lirë GNU. Ky program është editor grafik pa pagesë dhe mundëson ndryshimin kryesor të imazheve, për shembull madhësinë, montazhin dhe përgatitjen për tregim në faqe të uebit.
Programi GIMP mund të shkarkohet dhe instalohet falas për të gjitha sistemet e njohura të drejtimit këtu.
Çka është me rëndësi për tregimin e imazheve me sisteme të mbarështimit?
Me rëndësi është madhësia e saktë e imazhit e cila lejohet për tregim. Edhe pse ne mund ta pengojmë tregimin e gabuar, imazhi me relacion të gabuar turbullohet, sepse pikësat nuk janë më në vendin e tyre të duhur. Ju lutem që të lexoni udhëzimin për madhësinë e duhur kur i shtoni imazhet tek pjesa e sajtit tuaj nga sistemi ynë.
Shembull i ndryshimit të madhësisë së imazhit
Këtu më poshtë mund të shihni se si është zvogëluar pamja e fotografisë duke e ruajtur relacionin gjerësi lartësi dhe duke mos e ruajtur atë (klikoni në lidhjen më poshtë për tregim me dritare kërcyese).
Përshtatja e madhësisë së imazhit me GIMP
| Për ta hapur imazhin, për shembull një fotografi të bërë me aparat digjital ose të skanuar, klikoni në |
|
 |
| |
|
|
| Hapeni dosjen nga disku ku janë ruajtuar imazhet |
|
 |
| |
|
|
| Zgjedhni imazhin nga disku duke klikuar mbi miniaturën e treguar |
|
 |
| |
|
|
| Klikoni në |
|
 |
| |
|
|
Më së pari ndryshoni vetëm gjerësinë e imazhit, sikur që është caktuar për tregim në faqe të uebit.
Kujdesuni që relacioni gjerësi dhe lartësi të jetë i bllokuar. Zingjiri i lidhur, djathtas tek numrat, do të thotë bllokim i relacionit. Kjo siguron që fotografia të mos ngjishet me relacion të gabuar. |
|
 |
| |
|
|
| Pas ndryshimit të madhësisë klikoni një herë në fushën me numër të lartësisë dhe do ta shihni se numri ndryshohet vetëvetiu. Klikoni tani në pullën për tu kthyer tek imazhi. |
|
 |
| |
|
|
| Nëse ka nevojë zmadhoni pamjen e sfondit me imazh duke klikuar në fund të faqes majtas. |
|
 |
| |
|
|
Imazhi nuk është ende gati për tregim në faqe me SMP. Tani duhet ndryshuar edhe lartësia e imazhit. Për ndryshim të lartësisë keni dy mundësi: që të ndryshoni kanavacën () ose që të presh anët e imazhit me thikë.
Për prerjen e kanavacës klikoni në. Plotësoni vetëm lartësinë e imazhit.
Relacioni gjerësi lartësi nuk duhet të jetë i bllokuar (zingjiri duhet të jetë i hapur), sepse gjerësia është në rregull (nga veprimi ynë më herët).
Në këtë rast ju duhet juve vetëm prerja e kanavacës poshtë dhe lartë me qëllim që imazhi të tregohet si duhet në faqen tuaj me sistemin tonë.
Lëvizeni kanavacën poshtë e lartë me shigjetat e tastierës. Tek pajisja e ndryshimit të kanavacës tregohen vijat e prerjes. |
|
 |
| |
|
|
Mundësia e dytë është prerja e kanavacës me dorë. Për të përdorur këtë mundësi klikoni në pullën në panelin me pajisje (Toolbox). Nëse ky panel nuk është i hapur klikoni në . |
|
 |
| |
|
|
Tërhiqeni tani miun mbi sipërfaqen e fotografisë mbi kanavacë (duke e mbajtur pullën e klikimit të shtypur) për ta zgjedhur lartësinë e prerjes.
Mos e prisni kanavacën djathtas dhe majtas, por vetëm poshtë dhe lartë. Gjerësinë e keni prerë në fillim.
Për ta ndryshuar sipërfaqen e prerjes mund të klikoni në vijën e caktuar dhe ta tërhiqni atë më poshtë ose më lartë.
Edhe këtu mund të përdoren shigjetat e tastierës për zhvendosje. |
|
 |
| |
|
|
Nëse ka nevojë kontrolloni edhe një herë se a është lartësia dhe gjerësia e imazhit sikur që kërkohet në vendin e faqes suaj nga sistemi.
Para ruajtjes duhet të kuptoni se në shfletues tregohen vetëm tre formate:
.png
.gif
.jpg
Me sy e shhni ju vetë se në cilin format duket imazhi më së miri pas ruajtjes me GIMP. Ruani gjithashtu edhe imazhin origjinal si kopje rezervë. |
|
 |
| |
|
|
| Për ta ndryshuar formatin hapeni |
|
 |
| |
|
|
Kur e ruani imazhin me formatin .jpg pyeteni nga programi se me cilën cilësi (quality) dëshironi ta ruani imazhin.
Sa më e madhe që është cilësia aq më e pastër është pamja, por natyrisht sa më e madhe që është cilësia aq më i madh bëhet skedari.
Imazhet e mëdha ngarkohen ngadalë. Mos e teproni me madhësi dhe cilësi dhe mos gaboni duke menduar se 100% është gjithmonë më mirë.
Ruani imazhin me cilësinë më të ulët që është e mundur. Shikoni se a mjafton pamja për sytë e vizitorit. Mos harroni gjithashtu se nëse imazhi duket bukur në ekranin tuaj me cilësi të madhe nuk do të thotë se ai patjerër tregohet me të njëjtën cilësi në ekranin e gjithkujt në ueb. |
|
 |
| |
|
|