Studio Teuta  |   Ndihmë
Ruajtja e postës elektronike në kartë të kujtesës (Memory Card)
Pas leximit të postës elektronike (e-postës, angl. e-mail) nga serveri POP shlyhen të gjitha mesazhet e pranuara dhe vendosen në diskun lokal të përdoruesit. Kjo nuk është e metë e kësaj metode. Si përdorues keni tani mundësi të ruajtjes së të gjitha mesazheve të pranuara në diskun tuaj dhe të bëni kopje rezervë që të mos humbet asgjë.

Pasi që shumë njerëz e përdorin një kompjuter në shtëpi dhe një tjetër (apo disa tjerë) në punë, leximi i postës nga serveri POP nuk është i përshtatshëm.

Në këtë rast keni dy mundësi. Njëra është që të paguani për Exchange Server ose të ruani postën në kartë të kujtesës. Në kartën e kujtesës mund të ruhen të dhënat sikur në diskun lokal të kompjuterit.

Karta e kujtesës ka disa të meta që duhet t'i konsideroni para se të vendosni të ruani postën aty.

  1. Karta e kujtesës nuk mund të lexohet nga të gjithë kompjuterët, ose pa instaluar programe të posaçme
  2. Karta kontrollohet për viruse kur lidhet me kompjuter. Kjo mund të zgjas një kohë me kompjuter të vjetër.
  3. Karta mund të humbet lehtë dhe humben të gjitha mesazhet e pranuara në të kaluarën.
  4. Karta mund të ndotet shumë lehtë me viruse në kompjuterët e ndytë.
  5. Karta është më e ngadalshme se disku i kompjuterit, prandaj shkarkimi është më i ngadalshëm se në disk

Keni kujdes! Kartën ku i ruani mesazhet mos e përdorni në kompjuterë të pabesueshëm. Viruset ju infektojnë jo vetëm të dhënat e ruajtura aty, por edhe kompjuterin tuaj nëse nuk është i mbrojtur mirë. Programet më të njohura të viruseve nuk kushtojnë më shumë se 20 euro në vit.

Ju lutemi klientë që të mos kurseni këtu. Infektimi ju humb disa ditë punë e të mos flasim për humbjen e dokumenteve me vlerë.

Ruajtja e postës në kartën e kujtesës
  1. Hape Outlook-in dhe profilin e llogarisë suaj
  2. Kliko në meny të navigimit në Vegla Llogaritë e e-postës


  3. Zgjidh Shiko ose ndrysho një llogari që ekziston dhe kliko në pullën Vazhdo



  4. Kliko në pullën Skedar i ri i të dhënave



  5. Zgjidh njërin nga tipet e ruajtjes. Nëse përdorni verzionin Outlook 2003 ose më të ri, përdor mundësinë e parë.



  6. Shkruaj emrin e skedarit që dëshiron të krijosh dhe kliko në pullën Në rregull.



  7. Mos harro se ky emër shihet kur lexohet e-posta.


  8. Kliko Në rregull

Tani mund eposta dhe elementet tjera të Outlook-it ruhen në kartë të kujtesës.

Vërejtje me rëndësi për klientët e kompanisë sonë!

Nëse i lexoni mesazhet vetëm me e-postë të uebit, jo me Outlook, kur mbushet kutia juaj postare, të gjitha mesazhet e reja refuzohen nga serveri. Mos lejoni që të ndodh kjo se ne nuk mund të ju ndihmojmë më. Mesazhet e refuzuara nga serveri nuk mund t'i gjejmë për ju.

Mundësi tjetër që keni është që të rrisni madhësinë e kutisë postare. Kontakoni me ne, nëse kjo është e nevojshme.

© Studio Teuta   |   Tė gjitha tė drejtat e rezervuara