

Pasi që shumë njerëz e përdorin një kompjuter në shtëpi dhe një tjetër (apo disa tjerë) në punë, leximi i postës nga serveri POP nuk është i përshtatshëm. Në këtë rast keni dy mundësi. Njëra është që të paguani për Exchange Server ose të ruani postën në kartë të kujtesës. Në kartën e kujtesës mund të ruhen të dhënat sikur në diskun lokal të kompjuterit.
Karta e kujtesës ka disa të meta që duhet t'i konsideroni para se të vendosni të ruani postën aty.
Keni kujdes! Kartën ku i ruani mesazhet mos e përdorni në kompjuterë të pabesueshëm. Viruset ju infektojnë je vetëm të dhënat e ruajtura aty, por edhe kompjuterin tuaj nëse nuk është i mbrojtur mirë. Programet më të njohura të viruseve nuk kushtojnë më shumë se 20 euro në vit. Ju lutemi klientë që të mos kurseni këtu. Infektimi ju humb disa ditë punë e të mos flasim për humbjen e dokumenteve me vlerë.


Tani mund eposta dhe elementet tjera të Outlook-it ruhen në kartë të kujtesës.
Nëse i lexoni mesazhet vetëm me e-postë të uebit, jo me Outlook, kur mbushet kutia juaj postare, të gjitha mesazhet e reja refuzohen nga serveri. Mos lejoni që të ndodh kjo se ne nuk mund të ju ndihmojmë më. Mesazhet e refuzuara nga serveri nuk mund t'i gjejmë për ju.
Mundësi tjetër që keni është që të rrisni madhësinë e kutisë postare. Kontakoni me ne, nëse kjo është e nevojshme.