Studio Teuta  |   Ndihmë
Shkarkimi i bashkëngjitjeve tek HotMail
Kjo ndihmë për shkarkimin e bashkëngjitjeve është vendosur këtu sepse disa klientë kontaktojnë me ne pas dërgimit të mesazheve dhe ankohen se kanë vështirësi për hapjen e bashkëngjitjeve të cilat ne ju dërgojmë atyre në llogarinë e-postare HotMail.

Për të hapur bashkëngjitjet tek HotMail vepro kështu

  1. Kliko në hiperlidhjen nga mesazhi i dërguar



  2. Pas hapjes së mesazhit (sikur që tregohet më poshtë) kliko në emrin e dokumentit të dërguar



  3. Kjo është me rëndësi. Mos e hap dokumentin drejtpërdrejtë por ruaje në kompjuterin tënd. Kliko me pullën e djathtë të miut në hiperlidhje dhe pastaj në pullën "Ruaj"

    Pa marrë parasysh se sa i besoni dërguesit ose neve si kompani, ruani bashkëngjitjet në kompjuterin tuaj dhe gjithmonë para hapjes kontrolloni për viruse dhe programe të spiunazhit. Këto programe kanë mundësi të vjedhin pastaj shumë të dhëna nga kompjuteri juaj, për shembull fjalëkalimet tek qasjet e siguruara në ueb. Shkaku i sigurisë mund të ndodh që HotMail të mos e lejoj fare që disa tipe të dokumenteve të hapen në shfletues pa i shkarkuar së pari.





  4. Pas shkarkimit të dokumentit hape skedarin nga vendi ku e keni ruajtur. Mos harroni që së pari të kontrolloni atë me programin për mbrojtjen e viruseve (Kliko në Scan).


Hapja e dokumenteve PDF

Për hapjen e dokumenteve PDF ju duhet programi Acrobat. Këtë mund ta shkarkoni pa pagesë tek kjo faqe.

 

© Studio Teuta   |   Tė gjitha tė drejtat e rezervuara