Sistemi i mbarështimit të përmbajtjes (anglisht Content Management System, shkurtimisht CMS) është ndërfaqe e programuar e cila mundëson që teksti dhe fotografitë të shtohen në internet, pa pasur nevojë që autori të ketë dituri të programimit ose krijimit të pamjes.
Ajo që ndodh prapa skenës është ngarkim i përmbajtjes në bazën e të dhënave dhe imazheve në diskun e serverit të uebit.
Ky sistem mund të përdoret me secilin kompjuter me qasje në ueb, pa nevojë të instalimit të programeve tjera dhe është plotësisht i pavarur nga parapëlqimi për shfletues ose sistem drejtues të kompjuterit.
Të gjitha sistemet tona janë në gjuhën shqipe, me udhëzim shqip dhe me mundësi stërvitje për nëpunësit e ndërmarrjes.
Këtu tregohet se si mund të ngarkohet përmbajtja nga autori i faqes për mësimet e historisë botërore tek Porta Shqipe.

Kliko në tekstin me hiperlidhje më poshtë, me ngjyrë të kaltër, për të parë se si duket pamja tek sistemi i mbarështimit të përmbajtjes për këtë shembull.
Dallimi themelor nga sistemet e ndërmarrjeve dhe programuesve tjerë dhe neve është se ne e krijojmë sistemin sipas nevojës për shtimin e përmbajtjes në faqe të uebit për autorin e saj. Kjo e bën sistemin tonë shumë më të shpejtë për përdorim, sepse asgjë e panevojshme nuk përdoret. Sistemet e programimit me shabllone kanë qindra megabajt, sepse duhet të kujdesen për gjithçka për përdorim në teori. Me shpejtësi më të ngadalshme se disa megabajt në sekond shtimi i përmbajtjes është pengesë shumë e madhe. Kjo do të thotë se nga disa lidhje me uebin përdorimi është i pamundur.
Përparësi tjetër është se kodi është i yni dhe ndryshimet mund të bëhen shumë lehtë dhe pa nevojë që të paguhet prapë.
Numri i faqeve të cilat mund të botohen me sistem të mbarështimit është i pakufizuar. Kjo vlen edhe për shfletim. Ne përdorim të njëjtën metodë të shfletimit sikur makinat e njohura të kërkimit Google ose Yahoo.
Përpo kësaj ne kujdesemi që sistemi ynë të tregoj vetëvetiu në shfletues titullin e faqes së hapur dhe të shënoj në meny se ku gjendet lexuesi.
Kjo do të thotë se autori nuk ka nevojë që të kujdeset për shfletim ose pamje, por vetëm për shtim të përmbajtjes.