Studio Teuta | Shërbimet

Krijim i faqeve të sajtit të uebit

Faqja e uebit (anglisht “web page”) dallon nga faqja e shkruar në letër, sepse rrjeti i uebit është dinamik. Dokumenti i vendosur me informatë në ueb shihet nga gjithë bota, njëzet e katër orë në ditë dhe në secilën ditë të vitit. Ky dokument i publikuar nuk është sikur një artikull i një dite në gazetën lokale, por mbetet aktiv në gjithë botën edhe nëse shkruesi i saj ka harruar se e ka vendosur. Përmbajtja e publikuar në ueb ruhet në arkiv të serverave të mijëra ndërmarrjeve.

Ndërmarrja jonë ju ofron të gjitha shërbimet profesionale për krijimin e këtyre faqeve, duke i kushtuar rëndësi komunikimit me makina të kërkimit, rregullave të internetit dhe tregut të gjerë botëror në ueb, qëllimit të botimit, grupit për të cilin është botuar, kufizimet gjuhësore dhe shumë gjëra të tjera me rëndësi si pengesë për mesazhin.

 
© Studio Teuta   |   2005 - 2012   |   Tė gjitha tė drejtat e rezervuara