Studio Teuta | Shërbimet

Sisteme të mbarështimit të përmbajtjes

Sistemi i mbarështimit të përmbajtjes (anglisht CMS) mundëson mbarështimin e faqeve me përmbajtje të tekstit ose fotografive në ueb për mysafirin pa pasur nevojë që autori të ketë dituri të programimit ose krijimit të faqeve të uebit. Një shembull me përdorimin e këtij sistemi me ndërfaqe shqip mund ta shihni tek pjesa me artikuj tek Porta Shqipe.

Me këtë sistem redaktori ka mundësi që të ngarkoj fotografi për banderolë, të vendos përmbajtjen me tekst, fotografi, film ose zë. Pronari ka mundësi që të kontrolloj komentet e dërguara për artikullin e publikuar. Lexuesi i artikujve ka mundësi që të dërgoj komentin e tij ose të jap pëlqimin e tij për komentin e vendosur.

Studioja jonë mund të zhvillojë sisteme të këtilla për të gjitha qëllimet: për shitje të prodhimeve në ueb, për lajmërim të publikut, ose për edukim përmes uebit.

 
© Studio Teuta   |   2005 - 2012   |   Tė gjitha tė drejtat e rezervuara