
Studio Teuta ju mundëson strehimin e të gjitha mundësive që ekzistojnë në ueb: për shembull strehimin e sajtit të uebit, postës elektronike, bazës së të dhënave, ruajtjen e dokumenteve në server të uebit dhe sinkronizim me diskun lokal të përdoruesit.
Sinkronizimi i dokumenteve në disk bëhet me deshifrim të ndërlikuar dhe ofron siguri të plotë përmes rrjetit. Shumë ndërmarrje nuk e kuptojnë ende mirë se sa rëndësi ka ruajtja e dokumenteve në duar të sigurta. Nëse laptopi prishet, vidhet ose bie nga dora dhe thehet, e gjithë informata e ruajtur humbet përgjithmonë. Me sistemet tona vendoset kopja rezervë nga serveri i uebit në kompjuterin e ri brenda disa minutave.